E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të merkatos.
Sipas raportimeve të fundit nga italia, gjasat që sulmuesi portugez të vazhdojë karrierën në “San Siro” janë rritur, pasi ai dëshiron ta bindë trajnerin Massimiliano Allegri se meriton një rol të rëndësishëm në skuadër.
Megjithatë, deri më tani asnjë klub i madh evropian nuk ka bërë hapa konkretë për transferimin e ish-futbollistit të Lille.
Aktualisht, interesimi më serioz vjen nga Turqia, ku Galatasaray dhe Fenerbahçe po monitorojnë situatën e 26-vjeçarit.
Galatasaray shihet si favoriti për të siguruar shërbimet e Leaos, ndërsa një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe Victor Osimhen, i cili është mik i ngushtë i portugezit dhe mund ta bindë t’i bashkohet kampionëve të Turqisë.
Në anën tjetër, edhe Fenerbahçe mbetet në garë, ndonëse raportimet e fundit sugjerojnë se klubi mund ta zhvendosë fokusin te Ismaila Sarr i Crystal Palace.
Milani ende nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për Rafael Leaon. Klubi italian është i gatshëm ta shesë vetëm përfundimisht dhe kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e reprezentuesit portugez.