Galatasaray i ofron Balotellit kontratë dyvjeçare

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Klubi i njohur turk Galatasaray ka nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Brescias, Mario Balotelli, njofton “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Koha.net.

Balotelli po pritet të largohet nga Brescia në fund të stinorit, ndërsa Galatasaray i ka ofruar sulmuesit kontratë dyvjeçare me mundësi për të vazhduar edhe për vitin e tretë.

Balotelli u rikthye në Itali verën e vitit të kaluar, pas tri viteve të kaluara në Ligue 1 të Francës duke luajtur për klube si Nice e Olympique Marseille.

Mirëpo, ai nuk ka pasur një stinor të mirë, duke shënuar vetëm pesë gola në 19 ndeshje në ligë, ndërsa Brescia po pritet të largohet nga elita italiane. Balotelli 29-vjeçar pritet të vazhdojë karrierën në Turqi.

Të ngjashme