Ezgjan Alioski pritet të largohet gjatë verës nga Leeds United për t’iu bashkuar skuadrës së Galatasarayt. Mediumet në Turqi kanë raportuar të martën se Alioski është në planet e gjigantit turk.
Zërat se futbollisti shqiptar i krahut të majtë pritet të largohet është për faktin se së fundi e ka humbur vendin e titullarit te skuadra elitare e Anglisë. Madje, futbollisti i Maqedonisë së Veriut me Leeds United ka kontratë deri në verën e këtij viti. Këtë edicion në 24 ndeshje ka shënuar dy gola.