U parashikua si produkti më i mirë që Samsung kishte prodhuar ndonjëherë, por u kthye në problemin e saj më të madh duke i shkaktuar kompanisë më shumë se 1 miliardë dollarë humbje.
Samsung ka vendosur më në fund të japë një shpjegim për sa i përket problemeve të baterisë në celularin e tij të fundit – Galaxy Note 7.
Pas investigimeve, Samsung tha se problemi qëndronte në qelizën e brendshme të baterisë. Mbinxehja e saj ndodh kur anoda dhe katoda bien në kontakt me njëra-tjetrën. “Një gabim që ndodh shumë rrallë në procesin e prodhimit të baterive,” shpjegon kompania.
Samsung publikoi një postim në faqen e saj ku shpjegonte në detaje problemin dhe jepte përgjigje në disa nga pyetjeve të bëra nga konsumatorët.
“Më datë 1 shator u raportuan 35 raste globale me probleme për telefonat Galaxy Note 7; US (17), Korea (17) dhe Taivani (1). Aktualisht ne po punojmë mbi shqyrtimin e shkaqeve të këtij problemi dhe kemi paraqitur një program për shkëmbimin e të gjithë telefonave të dëmtuar me të rinj”.