Galaxy S8+ me 6GB RAM memorie dhe hapësirë ruajtëse prej 128GB doli për para-porosi në Korenë Jugore në sasi të limituar.
Sipas një raporti të ri, 150,000 njësitë e para të kësaj pajisje janë shitur plotësisht, pesë ditë pasi që kompania ka filluar të marrë para-porositë.
Pajisja ka çmim prej 1020 dollarë, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar konsumatorët të dëshirojnë variantin e limituar të telefonit.
Kompania është ende duke marrë para-porosi, mirëpo i ka njoftuar konsumatorët e tyre se pjesa e dytë e njësive premium do të fillojë të dërgohet në fund të majit.