Galaxy S8 do të kushtojë më shtrenjtë se sa Galaxy S7, thuhet sipas një postimi të fundit në Twitter nga një llogari kineze.
Nëse është e vërtetë, kjo mund të ndodh për shkak të një numër arsyesh – edhe pse nuk ka asnjë mënyrë që mund të dihet se sa shumë do të kushtojë ky celular në vende të ndryshme.
Sipas një postimi në Twitter, që vjen nga përdoruesi “@mmddj_china”, Samsung Galaxy S8 do të kushtojë rreth 900 dollarë, transmeton Gazeta Express.
Samsung ka konfirmuar se nuk do ta lansojë Galaxy S8 në Kongresin Botëror të Celularëve, kështu që ka ende kohë që çmimet zyrtare të bëhen të ditura.