Gallant: Pasi të përfundojë marrëveshja e armëpushimit, lufta do të vazhdojë së paku edhe dy muaj

Israel's Defence Minister Yoav Gallant speaks during a meeting with his Greek counterpart in Athens, on May 4, 2023. (Photo by Angelos Tzortzinis / AFP) (Photo by ANGELOS TZORTZINIS/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 23 Nën 2023 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se pasi të përfundojë marrëveshja e armëpushimit, lufta do të vazhdojë së paku edhe dy muaj të tjerë.

Ndërsa marrëveshjen që e arritën me Hamasin për të liruar pengjet e quajti një “pushim të shkurtër”.

“Luftimet do të vazhdojnë intensivisht dhe ne do të krijojmë presion për të rikthyer më shumë pengje. Të paktën dy muaj të tjerë priten luftime”, deklaroi Gallant.

Ai këto i tha derisa po fliste me një njësi të operacioneve speciale të marinës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se luftimet do të vazhdojnë pas përfundimit të marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

Të ngjashme