Gallapeni: Humbje që dhemb, do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Dion Gallapeni ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Kombëtares së Kosovës mbrëmë.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që Dardanët ta mposhtnin Turqinë në finalen e “play-off”-it për të shkuar në Botërorin 2026.

E mbrojtësi i majtë i Kosovës e bëri një postim në rrjetet sociale sot duke e shprehur mërzinë e tij.

Por, futbollisti kosovar beson se ai me shokë do të kthehen më të fortë për ta realizuar bashkërisht ëndrrën e çdo shqiptari.

Të ngjashme