Galushi: Çdo përafrim i bashkëpunimit më produktin e Listës Srpska “Romani Iniciativa”, përkrahje të politikave të qeverisë së Beogradit

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Kosovës përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga komuniteti rom në Komunën e Prizrenit të mos bien në ndikimin e partisë ‘’rome’’ ‘’Romani Iniciativa’’, të udhëhequr nga kryetari i saj Gazmend Salijeviq, sipas tij produkt kjo e Listës Srpska.

Galushi ka thënë se po tentohet që tentojnë ta prishin harmoninë e bashkëjetesës së romeve dhe shqiptarëve në Komunën e Prizrenit

“Prandaj, bëjë THIRRJE komunitetit rom në Komunën e Prizrenit dhe gjithëandej, të mos bien nën ndikimin e disa ‘’aktivistëve’’ analfabet, të cilët po tëntojnë shkatërimin e imazhit rom dhe khtimin e paragjykimit kinse të bashkëpunimit të romëve me politikën e Beogradit, si shkasë i këtyrë romëve; ‘’aktivistë’’”.

Tutje ai ka shkruar se është duke i parë nga afër veprimet “anti-politike” të deputetit të Romani Iniciativës, Fadil Gashi, për të cilat thotë se është vullnet dhe politikë e Listës Srpska.

“Kujtoj edhe njëherë që, çdo vot e tij kundër, qoftë në Komisione Parlamentare, apo në seance të Parlamentit e Republikës së Kosovës, NUK ËSHTË VULLNET I KOMUNITETI ROM, por vullnet i Listës Srpska dhe politikave të saja”.

“Shumica e romëve dhe jo romëve, këtë e dinë, mirëpo, edhe njëherë dua t’iu përkutjoj juve të dashur simpatazantë të LPRK-së dhe juve qytetar të nderuar të Republikës sonë që, çdo përafrim i bashkëpunimit më produktin e Listës Srpska “Romani Iniciativa” dmth përkrahje të politikave të qeverisë së Beogradit dhe kundër politikave të vendit, Republikës së Kosovës!”

Postimi i plotë:

REAGIM

Lëvizjet e rrëzikshme kundër interesave të përfaqësimit të romëve të Republikës së Kosovës dhe shtetit të saj nga disa individ rom, po tëntojnë t’a prishin harmoninë e bashkëjetesës së romeve dhe shqiptarëve në Komunën e Prizrenit, përmes partisë satelite ‘’rome’’ ‘’Romani Iniciativa’’, të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryetari i saj Gazmend Salijeviq, produkt kjo e Listës Srpska.

Prandaj, bëjë THIRRJE komunitetit rom në Komunën e Prizrenit dhe gjithëandej, të mos bien nën ndikimin e disa ‘’aktivistëve’’ analfabet, të cilët po tëntojnë shkatërimin e imazhit rom dhe khtimin e paragjykimit kinse të bashkëpunimit të romëve me politikën e Beogradit, si shkasë i këtyrë romëve; ‘’aktivistë’’.

Si përfaqësues legjitim i komuniteti rom, deputet në Parlamentin e Kosovës, çdo ditë e më shumë jam duke i parë nga afer veprimet anti-politikave të Republikës së Kosovës, nga ashtuquajtur deputet i Romani Iniciativës, Fadil Gashi.

Kujtoj edhe njëherë që, çdo vot e tij kundër, qoftë në Komisione Parlamentare, apo në seance të Parlamentit e Republikës së Kosovës, NUK ËSHTË VULLNET I KOMUNITETI ROM, por vullnet i Listës Srpska dhe politikave të saja.

Shumica e romëve dhe jo romëve, këtë e dinë, mirëpo, edhe njëherë dua t’iu përkutjoj juve të dashur simpatazantë të LPRK-së dhe juve qytetar të nderuar të Republikës sonë që, çdo përafrim i bashkëpunimit më produktin e Listës Srpska “Romani Iniciativa” dmth përkrahje të politikave të qeverisë së Beogradit dhe kundër politikave të vendit, Republikës së Kosovës!

DISTANCOHUNI!

Të ngjashme