Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka kërkuar nga presidentja e Kosovës që t’i shpallë Heronj të Kosovës Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin të cilët janë vrarë para 20 vitesh.
Geci ka shkruar se më 19 tetor 2021 janë bërë 20 vjet që kur Besim Dajaku e Bekim Kastrati janë vrarë dhe ai ka mbetur i plagosur.
“Të nderuar qytetarë, unë kam një kërkesë publike për presidenten e Republikës së Kosovës.Tani kur nga data 19.10.2021 jan bërë më tepër se 20 vjet nga dita kur dora tradhtare me urdhëra nga lartë në një pritë mirë të orgonizuar dhe mirë të paguar vranë Besim Dajaku pjesëtarë i sigurisë së Presidentit Rugova dhe Bekim Kastrati gazetar i gazetës ”Bota Sot” dhe në këtë rastë me plagosen ndersa Shani Geci shpetoj pa plagë ,kërkoj nga presidentja e vendit znj.Vjosa Osmani që Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin ti shpallë Heronj të Kosovës”, ka shkruar Geci.