Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Ai ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se ky lajm është lajm i mirë.
“Gabimet e kësaj kryesie në dekadën e fundit ishin të një pas njëshme. Kryesia e tanishme e LDK-së me çdo kusht mundoheshin ta privatizojnë LDK-në dhe tani duhet të gjithë te japin dorëheqje të lirojnë rrugën vizionit të LDK-së që e kemi trashëgim”, ka thënë ai.
“Edhe ata që ikën dhe nuk qëndruan në front për të bërë luftën dhe ndryshimet por dezertuan dhe gjetën strehë në strofull te armiqtë e LDK-së le të rrin atje sepse LDK do të bëjë ndryshime edhe pa ata që ikën. LDK do të reformohet me ata që qëndruan për LDK dhe nuk u bënë vazal as te Isa Mustafës as të Albin Kurtit. Kryesia e LDK-së në vend që të ndërpriste gabimet, i përsëritke gabimet”, tha ai.