Gani Thaçi pretendon se është viktimë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Avokati mbrojtës i Gani Thaçit tha se konsiderojnë që në incidentin e djeshëm, ky i fundit ka qenë viktimë.

Gani Thaçi , vëllai i presidentit gjatë ditës së djeshme është intervistuar nën cilësinë e të dyshuarit, pasi ishte përfshirë në një përleshje qe ka ndodhur në Byronë Kosovare të Sigurimeve ku edhe punon Thaçi.

Në raportin policor të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se ishte Thaçi ai që kishte nisur gjithë përleshjen, ndërsa një gjë të tillë e mohon avokati i Gani Thacit.

“Nuk është e vërtetë qe zoti Thaçi ka filluar përleshjen i pari, ai ka reaguar vetem për prapaskenat qe janë përgatitur kundër tij, dhe pas eskalimit te situatës ai është vetëmbrojtur por nuk i kujtohet se ka sulmuar ndonjë person.Zoti Thaqi eshte intervistuar nga Policia e Kosoves, dhe ka sqaruar ne tersi rastin dhe mund të them se raportimet e dites kritike nuk pasqyrojnë ngjarje reale dhe gjendjen faktike”, tha Musa.

Të ngjashme