Vëllai i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.
Incidenti ka ndodhur në zyrat e Byrosë Kosovare, gjatë një mbledhjeje, sot rreth mesditës.
Prokurori Ali Ajdini, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin.
Ai ka thënë se është duke shkuar në vend të ngjarjes dhe ka kërkuar që për detaje të kontaktohet pasi të kryejë ekzaminimin.
Mësohet se bashkë me Pushkollin është sulmuar dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Socolic.
Gani Thaçi, një kohë, e ka udhëhequr Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ndërsa tani mban pozitën e zëvendësdrejtorit.
Mediet kanë raportuar se tre fëmijët e Gani Thaçit: djali i madh – Kushtrimi, vajza – Evgjenia dhe djali i vogël – Leutrimi, janë punësuar në kompani të ndryshme të sigurimeve, derisa babai i tyre mbante pozitë drejtuese në BKS.