Ganimete Musliu modifikon një mesele, tallet me Kurtin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, përmes një historie të modifikuar ka ngacmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke thënë se Kurti është vetvetja vetëm kur del në rrugë.

Sipas saj, Kurti dëshiron të shkatërrojë gjithçka që nuk e ka ndërtuar vetë.

“Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet”, ka shkruar Musliu.

Ky reagim i deputetes vjen pak momente para nisjes së protestës së VV’së në shesh dhe paralajmërimeve për eskalim të situatës nëse Kushtetuesja merr vendim ndryshe nga ai që i konvenon partisë së Kurtit.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10158196182898006

Të ngjashme