Ganimete Musliu po kthehet në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, po kthehet në Kosovë pas pesë javësh.

Ajo i ishte nënshtruar me sukses një operacioni goxha të ndërlikuar në zemër.

“Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme! “, tha ajo.

Ajo u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e përkrahen gjatë kësaj kohe të vështirë.

“Zoti ju bekoftë! Faleminderit!”, tha deputetja e PDK-së.

Të ngjashme