Ganimete Musliu takohet me Mërgim Vojvodën: Mbrëmje me pozitivitet me nipin

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Në fotografinë e publikuar, Musliu e Vojvoda shfaqen duke bërë me duar simbolin kombëtar, shqiponjen.

Sipër fotografisë, Musliu shkroi: “Mbrëmje plot pozitivitet me motrën dhe dy nipat, Mergim e Gazmend Vojvoda!”.

Ndryshe, Mërgim Vojvoda aktualisht po luan për ekipin e Serie A, Como.

Të ngjashme