Ganimete Musliu – Vjosa Osmanit: 5 vite e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë duhet të ndëshkohen

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se ish-presidentja Vjosa Osmani e “mbajti gojën mbyllur 5 vjet e gjysmë”.

Sipas saj, Musliut “Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”.Postimi i saj i plotë:

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”

Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.

U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.

Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.

Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen

Të ngjashme