Sot është bërë një vit nga vendosja e taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe.
Sipas bizneseve kjo taksë ndikoi dukshëm në rritjen e të hyrave të tyre, ndërsa ndikoi edhe në rritjen e punësimit.
Por ndryshe po konsideron Instituti GAP, i cili në mënyrë infografike ka paraqitur efektet e taksës në prodhimet vendore, çmimet e ushqimit dhe tregtinë me vendet tjera.