Loic Bruni dhe Tahnee Seagrave lanë gjurmën e tyre në garën e zbritjes e lirë në kampinatin botëror të “Mountainbike” të këtij viti, të zhvilluar në Maribor të Sllovenisë.
Çiklisti francez Bruni, tri herë kampion bote në këtë disiplinë, ishte superior ndaj rivalëve të tij gjatë zhvillimit të kësaj gare dhe arriti të fitojë me kohën 2 minuta, 58 sekonda e 839 të mijëtat, duke lënë pas britanikun Danny Hart, me 404 të mijëtat më shumë. Ndërkohë, në vendin e tretë u pozicionua australiani Troy Brosnan.
Bruni kryeson edhe renditjen e përgjithshme në botërorin e zbritjes së lirë në “Mountainbike”, me 216 pikë, i shkëputur nga rivalët e tij Hart dhe Brosnan.
Në kategorinë e femrave ishte Tahnee Seagrave që vendosi diktatin e saj, teksa e fitoi garën e Mariborit me 3 minuta, 25 sekonda e 888 të mijëtat. Asnjë prej rivaleve të saj nuk ishte në gjendje që të rivalizonte me të.
Çiklistja e vendit të dytë, Rachel Atherton kishte një kohë prej 855 të mijëtat më shumë sesa Seagrave, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit australiania Hannah. Seagrave kryeson edhe renditjen e përgjithshme të kampionatit, e ndjekur nga Atherton e Hannah.Top Channel