Publicisti Valon Syla ka deklaruar se dy partitë më të mëdha kosovare PDK-ja e LDK-ja duhet të shkojnë të vetme në këto zgjedhje.
Syla ka thënë se LDK e PDK duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje që të mënjanojnë partitë e tjera nga pazaret artificiale.
Sipas tij, këto gara e vërtetë do të bëhej mes të dy këtyre partive dhe që mision pas zgjedhjeve do ta kenë përfundimin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Ai po ashtu ka thënë se partitë tjera do të shtyhen për vendin e tretë dhe pazare të ardhshme qeverisëse.
Postimi i plotë:
LDK dhe PDK do të shkojnë të vetme në zgjedhje, për t’i mënjanuar partitë e tjera nga pazaret artificiale. Gara e vërtetë edhe këtë herë duket se është midis këtyre dy partive, që si mision do ta kenë marrëveshjen përfundimtare me Serbi dhe liberalizimin e vizave. Të tjerat do shtyhen për vend të tretë, dhe pazare të ardhshme qeverisëse