Policia e Kosovës ka parandaluar një garë ilegale të shpejtësisë në Prizren. Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 03:47, në rrugën “Ukshin Hoti”, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut nga Njësitet Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie dhe i kanë ndaluar […]
Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

Policia e Kosovës ka parandaluar një garë ilegale të shpejtësisë në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 03:47, në rrugën “Ukshin Hoti”, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut nga Njësitet Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.
Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie dhe i kanë ndaluar menjëherë.
Ndaj të dy ngasësve janë ndërmarrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara. Secili prej tyre është dënuar me 400 euro gjobë, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.











