Në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se janë duke u bërë disa gërmime në një fshat në Gjilan, raporton Ekonomia Online.
Gara tha se puna në lokacionet brenda territorit të Kosovës janë duke u zhvilluar me angazhimi maksimal.
“Në këtë periudhë sigurisht që në fokus ka qenë takimi për persona të zhdukur. Sa i përket gërmimeve në periudhën për të cilën por raportojmë kanë qenë dy lokacione në Mitrovicë. Deri më tani në varrezat e muslimanëve janë gjetur 4 lokacione të proceduara në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës. Për të qenë korrekt lokacione brenda territorit të Kosovës janë sipas angazhimit maksimal. Aktualisht sot janë duke u bërë gërmimet edhe në një fshat në Gjilan. Nga data 16 nëntor jemi të angazhuar në procedimin e mëtejmë të gërmimeve të Rashkës. Tani jemi në javën e dytë të gërmimeve. Si pikë e fundit jemi në komunikim nga UNDP”, tha Gara.