Gara për Kryeprokuror, KLP interviston tre kandidatët

| 13 Nën 2019 | 13:07 | Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur intervistimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Sipas rendit të ditës të publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kandidati i parë që është ulur përpara anëtarëve të KLP është Kryeprokurorja aktuale e përkohshme, Arta Marku.

Marku ka garantuar se nëse i jepet besimi për mandatin e plotë të Kryeprokurorit, do të ketë kryefjalë të punës së saj sundimin e ligjit dhe efikasitetin në hetim.

“Misioni im është sundimi i ligjit, hetime profesionale dhe me efikasitetin e duhur për rritur shpejtësinë e hetimit. Po ashtu mision është dhe fuqizim i drejtorisë gjyqësore në prokurorinë e përgjithshme pasi aty do jetë puna më e madhe pas funksionimit të dy gjykatave, kushtetuese dhe e lartë. Për të bërë të mundur një punë të suksesshme duhet shtuar numri i prokurorëve në prokurorinë e përgjithshme. Forcimi i sektorit të dekriminalizimit që funksionin me 1 prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore”.

“Spastrimi i administratës nga personat me probleme, një kompetencë që prokurori i përgjithshëm e ka me ligj. Do rregullohen me udhëzime të përgjithshme fushat e pambuluara. Mendoj që të realizoj një udhëzim për veprimtarinë e policisë gjyqësore. Do ketë forcim të etikës në administratë. Kjo nxit besimin e publikut. Prioritet edhe trajnimet e policisë gjyqësore dhe administratës”-, tha Marku.

Gjatë fjalës së saj Marku ka deklaruar se këto dy vite ka punuar në një terren të vështirë, për shkak edhe të mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë. “Ka qenë një periudhë jo e lehtë, pasi i gjithë sistemi ishte në reformim të thellë. Edhe sot mungon Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ka qenë një terren aspak i lehtë për të punuar. Mungojnë disa nga hallkat e sistemi”-, theksoi Marku

“Nëse do kthehesha pak në kohë nuk do bëja asgjë ndryshe nisur nga kompetencat e kufizuara që ka tani Prokurori i Përgjithshëm. Askush nuk është i plotfuqishëm. Kam vepruar për një vit në terren pas asnjë institucion dhe pa KLP. Nëse do zgjidhem sfida ime është përmirësimi i terrenit të punës dhe rezultateve rritja e besimit të publikut dhe tregues statistikor të plotë e të saktë. Unë kam një vizion, vizioni im është bazuar në Kushtetutë e ligj.

Duke folur për historikun e saj, Marku rrëfeu se karrierën e ka nisur në Fier. “Kam nisur fillimisht në Fier e më pas kam kaluar si prokurore në Shkodër. Në një prokurori me vepra penale te larmishme dhe jo e lehtë si punë. Në 2014 në Shkodër task forca e drejtuar nga unë arriti rezultate të njëjta me Tiranën. Në dhjetor 2017 ju përgjigja thirrjes së Kuvendit për prokurore  të përgjithshme. Pata kurajo të kandidoj”-, tha ajo.

“Në karrierën time kam hetuar vepra të ndryshme penale. Kam hetuar më gjatë korrupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hakmarrje si edhe çështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh. Kam miratuar udhëzime të detyrueshme në disa fusha problematike. Kam mbështetur publikisht çdo prokuror me dosje sensitive të cilat presim të përfundojnë sa më parë në SPAK. Kam bërë udhëzim për ruajtjen e sekretit hetimor, udhëzim për procedurat e përgjimeve. Udhëzim për viktimat e dhunës dhe të miturit”-, vijoi Marku.

E pyetur për takimin në Kryeministri me Kreun e Qeverisë Edi Rama, Marku tha: “Ishte një takim pune dhe në tryezë kanë qenë dhe drejtues të institucioneve të tjera që lidhen me sigurinë. Janë disa takime me kryeministrin, pasi ai drejton disa komisione ku unë jam pjesë. Ka një grup pune që merret me mënyrën si do përfaqësohet Shqipëria në komitetin Moneyval dhe kryeministri është kryetar i këtij grup pune. Është koordinimi i punës për pastrimin e parave. Pra ka pasur disa takime. Takimi i fundit është bërë në kohën kur opozita ishte në protesta dhe pati disa probleme, ku disa protesta degjeneruan në dhunë. Kjo është arsyeja e takimit me mua dhe disa drejtues të tjerë. Nuk ka qenë një takim raportues, pasi nuk ka një marrëdhënie të tillë mes ekzekutivit dhe prokurorisë. Ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi”-, tha Marku.

Ajo garantoi se nuk ka lidhje politike. “Hetimi dhe kërkesa për Agim Kajmakun tregon se nuk kam lidhje me politikën, pavarësisht se për  çështje sensitive emri im është anatemuar shpesh herë në këtë drejtim”-, tha Marku.

Në garë janë Prokurorja e përkohshme që ka dy vite në detyrë Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Këshilli miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët. Në mbledhjen e djeshme KLP vendosi që brenda 10 ditësh emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit, Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

Fatjona Memçaj, kandidatja tjetër për Prokurore të Përgjithshme, ka theksuar gjatë fjalës së saj, se Prokuroria e Përgjithshme duhet të jetë një institucion të besueshëm dhe dinjitoz për partnerët.
“Kam qenë një nga prokurorët e parp të Task Forcës shqiptare për pastrimin e parave, kam drejtuar drejtorinë ligjorë në Presidencë duke bërë akte ligjore që shërbejnë dhe sot. Si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe si prokurore në Prokurorinë e Apelit. Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disa vjeçare, jam përfshire në mësimdhenje, anëtare bordi të Magjstraturës dhe anëtare e KED”-, tha ajo duke prezantuar veten.

“Në aplikimin tim, kam paraqitur në mënyrë të detajuar politikat që duhen ndiqen për implementim e procedurave më të mira, sipas ndryshimeve që burojnë nga Reforma në Drejtësi.Në në thelb, Prokuroria duhet të jetë në mbrojtje të shtetit të së drejtës, zbatimin e ligjit në mënyrë të barbaratë për të gjithë indidivdët, me prokuror me integritet. Pra, qëllimi është të kemi një drejtësi të barabartë për qytetarët. Unë gjykojë se në këtë prizëm, Prokuroria Shqitpare duhet kthehet në një partner serioz dhe me dinjitet në krah të prokurorive partnere”-, theksoi Memçaj.

“Jo më pak e rëndësishëm është fakti se Prokurori i Përgjithshëm tashmë nuk ka më rol si më parë, ka një rol më të kufizuar. Ai sot paraqitet si një menaxher që duhet të dijë të përdori me efikastet resurset njerëzore dhe buxhetore, duhet Implementojë jo vetëm legjislacionin, por të siguroi se zbatimi i tij do realizohet në frymë dhe gërmë. Prokurori i Përgjithshëm është figura që institucioanlisht parashtron te Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqetësimet që kanë prokurorët. Është figura që institucionalisht që bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera brenda vendit, si Kuvendit e Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, por dhe me institucionet homologe jashtë vendit”-, theksoi Memçaj, raporton ATSH, transmeton Klan Kosova.

Ajo duke iu përgjigjur anëtarëve të KLP tha se “Prokurori i Përgjithshëm duhet të ketë lidership, aftësinë për të marrë përgjegjësi. Duhet të ketë aftësi për të demonstruar se ushtron funskionin e tij me integritet, në krijimin e një fryme bashkëpunimi. Sot Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë, KLP ka kompetencë emërimi dhe shkarkimi, prandaj Prokurori i Përgjithshëm tashmë ka si funskion të mbështesë shqetësimet e prokurorëve, zbatimin e ligjit dhe kujdesi për implementimin e të gjitha procedurave dhe mekanizmave që vijnë nga implementimi i Reformës në Drejtësi.”-, theksoi Memçaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme