Garat me mjete sportive përfundojnë në tragjedi, vdes 40-vjeçari në Durrës

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Garat me mjete sportive në Durrës përfunduan në tragjedi, pasi drejtuesi i një nga dy automjetet e përfshira në aksident ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është një 40-vjeccar me iniciale A.M, banues në Fier

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme