Sulmuesi argjentinas i Interit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, pas shkëlqimit me “Nerazzurri” këtë sezon.
Real Madridi dhe Barcelona janë futur në garë të ashpër për futbollistin e Interit, Lautaro Martinez.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “TyC Sports”.
Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e “Nerazzurri” këtë edicion dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.
“Los Blancos” raportohet se janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit, e cila është vendosur 110 milionë euro nga Interi.
Ndërkohë, edhe kampioni aktual spanjoll është i nxehtë që ta transferojë përfaqësuesin argjentinas, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Luis Suarezit.
Pra, gjatë verës pritet një luftë e madhe në mes të dy klubeve më të mëdha spanjolle për Lautaron, të cilin ndërkohë e pëlqen edhe Manchester United.