Me gjithë bujën e krijuar nga sprinterët britanikë në Kampionatin Evropian në Berlin, një fotografi më e pastër e më të shpejtëve në botë do të krijohet në angazhimin e tyre në Diamond League në Birmingham të shtunën.
Në atë që pritet të jetë gara më e fortë në 100 metra këtë stinor, mitingu në Birmingham do të jetë si mënyrë për të caktuar se cili është sprinteri për t’u mposhtur pas pensionimit të xhamajkasit Usain Bolt një vit më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Do të jetë fascinuese të shihet se ku gjendet Britania në rendin e ri botëror në 100 metra vrapim. Zharnel Hughes vetëm sa ka pushtuar Evropën dhe kolegu i tij Reece Prescod ishte mjaftueshëm i mirë për të fituar të argjendtën. Por ata e dinë se më të shpejtit e Amerikës, Karaibeve dhe Afrikës do të jenë dukshëm test më i vështirë në pjesën e dytë të ciklit olimpik “Tokio 2020”.