Garë e ngushtë në presidencialet në Poloni

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Polakët të dielen kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale, në të cilat kandidatë janë populisti Andrzej Duda dhe kryebashkiaku liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim në të ardhmen e shtetit dhe trajektoren politike të saj, teksa sondazhet paralajmërojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Duda është i bashkuar më Partinë në pushtet të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS). Fitorja e tij do t’i japë kësaj partie kontroll mbi shtetin për disa vjet, duke vazhduar agjendën që e ka rrënuar sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqeve, duke e vendosur Poloninë në një pozitë të vështirë me BE-në, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.

Fushata e Dudas është shoqëruar me retorikë homofobe, ngase luftën kundër “ideologjisë LGBT” e vuri në krye të agjendës së tij.

Nëse fiton Trzaskowski, ai do të mund të përdorë veton presidenciale për ta ndalur agjendën e PiS-së dhe të tregon një fytyrë më liberale të Polonisë që është më pro BE-së.

Të ngjashme