Demokratët e presidentit amerikan Joe Biden i janë afruar më shumë mbajtjes së kontrollit të Senatit, me një fitore të parashikuar në Arizona, pas zgjedhjeve afatmesme.
Tre ditë pasi amerikanët votuan, demokrati Mark Kelly është projektuar se ka mundur kundërshtarin republikan, Blake Masters.
Senati deri më tani ka 49 vende demokrate dhe 49 vende republikane. Vetëm Nevada dhe Gjeorgjia nuk kanë përfunduar ende numërmin e votave.
Nëse demokratët fitojnë njërën nga dy garat e mbetura, ata do të mbeten nën kontrollin e dhomës së sipërme të Kongresit, sepse Zëvendëspresidentja Kamala Harris e ka fjalën e fundit.
Republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pasi votat vazhdojnë të numërohen nga një pjesë e vogël e zonave pas zgjedhjeve të së martës.
Nëse republikanët fitojnë njërën ose të dyja dhomat e Kongresit, ata mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së Biden.
Rezultati është një goditje tjetër për republikanët, të cilët shpresonin për një “valë të kuqe” – një rezultat elektoral që do të sillte një qortim të ashpër për presidentin Joe Biden dhe demokratët.
Biden ka thënë se zgjedhjet ishin një “ditë e mirë” për demokracinë amerikane, raporton BBC.
Zgjedhjet afatmesme janë për Kongresin, i cili përbëhet nga dy pjesë – Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Kongresi bën ligje mbarëkombëtare. Dhoma vendos se cilat ligje votohen ndërsa Senati mund t’i bllokojë ose miratojë ato, të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti dhe, më rrallë, të kryejë ndonjë hetim kundër tij.