Real Madridi ka dy vite që mundohet ta largojë Gareth Balen, por ylli uellsian nuk pranon një gjë të tillë.
Sulmuesi anësorë ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2022 dhe është i vendosur ta respektojë atë.
Përkundër ofertave nga Anglia ku kërkohet nga Everton dhe Tottenham Hotspur, Bale nuk dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.
Por uellsiani ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të transferohet në elitën e futbollit amerikan MLS.
“Shumë futbollistë po shkojnë nga Evropa, pasi bëhet fjalë për një kampionat interesant”.
Gareth Bale. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
“Natyrisht edhe mua më pëlqen MLS dhe do të më pëlqente që një ditë të luaja aty”, ka deklaruar Bale.
Kjo deklaratë e uellsianit ka alarmuar skuadrat amerikane që të nisin ofertat në drejtim të tij për një transferim sensacional në MLS.