Disa lojtarë mund të sjellin një lojë në jetë; ata specialë mund të frymëzojnë një ekip ose të ndezin një turne. Pastaj ka nga ata, madhështia e të cilëve mund të ngrejë një komb të tërë në lartësi të reja.
Gareth Bale është njëri prej tyre. Pasi shënoi golin vendimtar në finalen e vitit 2014 të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, mendimi i tij i parë në kokë kur do të vërshëllehej fundi i ndeshjes ishte të rrëmbente flamurin e Uellsit dhe t’i jepte “dragoit të kuq”, atë që ishte ndoshta audienca globale e tij më e madhe ndonjëherë, shkruan BBC. Reali triumfoi përsëri në Champions (2016, 2017 dhe 2018), kur Bale shënoi gol me gërshërë për të mposhtur Liverpoolin.
Edhe një herë Bale u largua nga fusha me flamurin e vendit të tij të shtrirë rreth shpatullave. Për shumicën e lojtarëve, fitimi i trofeut më të lakmuar të futbollit për klubet katër herë – dhe shënimi i një prej golave më spektakolarë në historinë përfundimtare të Kupës Evropiane – do të përfaqësonte një karrierë të lartë të patejkalueshme, transmeton KOHA. Por Bale është ndryshe. Për të, të luajë për Uellsin do të thotë më shumë. Ai këtë e thotë vetë.
Tashmë golashënuesi kryesor i vendit të tij i të gjitha kohërave, 30-vjeçari ka bartur ekipin e tij përmes kohërave të liga dhe vazhdimisht i është përgjigjur Uellsit sa herë që ka kërkuar ta shpëtojë.
Dhe ndërsa Uellsi tërhoqi veten në renditjen botërore dhe një komb filloi të besojë, ishte Bale ai që drejtoi kauzën për t’u kualifikuar në një turne të parë të madh në 58 vjet. “Euro 2016” ishte momenti i parë i madh i Uellsit. Rrugëtimi deri në gjysmëfinale nuk ishte vetëm arritja më e madhe e ekipit të futbollit, por një udhëtim që i dha Uellsit, si komb, njohjen që nuk e kishte shijuar kurrë më parë.
Fundjava e shkuar kishte për qëllim të shënonte fillimin e fushatës së Uellsit në “Euro 2020”, por shtyrja e turneut do të thotë se ata do të duhet të presin për të rindërtuar euforinë e vitit 2016. Sapo të arrijë kjo mundësi verën e ardhshme, të gjithë sytë do të kthehen kah Bale, një legjendë të vërtetë.