Pas pesë sezonesh, Floriana Garo, moderatorja bukuroshe e “Jo vetëm modë” deklaroi se nuk do të jetë më drejtuesja e kësaj reviste televizive.
Një ndër arsyet kryesore, të cilën e ka artikuluar dhe ajo vetë ka qenë pikërisht zhvendosja në Zvicër tek i fejuari. Pas një lidhjeje njëvjeçare në distancë me avokatin Enis Daci, Floriana vendosi për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
E megjithatë me këtë postim në Instagram bukuroshja na ka bërë paksa konfuz për për arsyen e vërtetë të këtij largimi. Mbrëmjen e djeshme në media qarkulloi lajmi se do të jetë brunia simpatike, Nevina Shtylla moderatorja e re e “Jo vetëm modë”.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një foto në Instagram ku shkruhet: “Kur një lule nuk lulëzon duhet të rregulloni ambientin ku ajo rritet dhe jo lulen”.
https://www.instagram.com/p/BYYH6XDjfld/?hl=en&taken-by=florianagaro
https://www.instagram.com/p/BXn6wPWDTwE/?hl=en&taken-by=florianagaro
https://www.instagram.com/p/BXK-mnqjvrn/?hl=en&taken-by=florianagaro
https://www.instagram.com/p/BWTGrCMjBWm/?hl=en&taken-by=florianagaro
https://www.instagram.com/p/BXk0YwbD3s9/?hl=en&taken-by=florianagaro