Garojnë si koalicion në zgjedhjet 28 Dhjetorit, VV e publikon marëveshjen me Guxo, Alternativën dhe PSHDK

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të garojnë bashkë me Guxo, Alternativa dhe PDSHK si koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Tutje thuhet se të katër subjektet kanë dhënë kontribut ndër vite në mbrojtjen e interesit publik, avancimin e barazisë qytetare dhe ruajtjen e karakterit republikan të shtetit.

“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”.

Të ngjashme