Fituesi i gjysmëmaratonës është Abel Kibet Rop nga Kenia me numër 392, raporton Ekonomia Online.
Ai e ka përfunduar garën për 1 orë e 6 minuta e 2 sekonda.
“Jam shumë i lumtur që fitova, edhe pse ishte nxehtë. Është hera e katërt që marrë pjesë në garë”, tha Abel Kibet Rop.
Ndërsa, Christine Moraa Oigo nga Kenia është femra fituese e vendit të parë. Ajo tha se ndihej e lumtur që fitoi në këtë garë.
“Jam shumë e lumtur që fitova sot, është hera e parë që jam në Prishtinë, në Kosovë. Vitin tjetër shpresoj të vij përsëri”, u shpreh ajo.
Edhe dy vendet e tjera i fituan atletët ndërkombëtarë.