Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paraqitur të arriturat e dikasterit për gjatë këtij 100 ditësh.
Ai ka tha se ka zbatuar planin e punës së ministrisë dhe se ka shtyrë përpara të gjitha proceset që kanë mbetur në gjysmë, raporton Ekonomia Online.
“Buxheti për MKRS-së për këtë vit ka qenë mbi 25 milionë dhe janë harxhuar 98% të këtij buxheti. E kemi mbështetur teatri, ansambli, biblioteka, por edhe janë përkrahur më shumë se 400 projekte të tjera”, tha ai.
Gashi ka kujtuar për përfaqësimin e Kosovës në Bienale dhe në shumë ngjarje të tjera ndërkombëtare janë përkrahur nga Ministria e Kulturës.
Rrogat e aktorëve të Teatrit Kombëtarë të cilat ishin problem qysh në fillim të mandatit Gashit, do të rregullohen. Sipas tij, aktorët e Tetarit Kombëtar do të marrin paga dinjitoze.
“Po ashtu rrogat e aktorëve të teatrit kombëtarë të cilat ishin shqetësim qysh në fillim të mandatit tim, janë duke u rregulluar. Jemi duke punuar bashkërisht me aktorët e teatrit për të rregulluar këtë çështje”, tha ai.