Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së 7-vjeçarit të vrarë ditën e djeshme në Basel të Zvicrës.
Telegrami i plotë:
“Është e rëndë për të shkruar një telegram ngushëllimi. Sot, është ne veçanti trishtuese për të shkruar një telegram për një familje, të cilës djali i tyre 7 vjeçar u vra mizorisht nga një dorë kriminale.
Përderisa asgjë nuk mund të mbush zbrazëtirën e humbjes së fëmijës – fillimisht si prind, pastaj edhe si zyrtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella për humbjen tuaj, për shuarjen e një jetë, në moshë të njomë – atëherë kur ajo sapo kishte filluar”
Zoti ua lehtësoftë këtë dhimbje të madhe që jeni duke e përjetuar, njofton Ministria e Diasporës.
Kjo tragjedi ndodhi dje në mesditë në Basel të Zvicrës, një 75 vjeçare ka vrarë me thikë 7-vjeçarin nga Kosova.