Kandidati për deputetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë që asnjë propagandë dhe asnjë presion nuk i nënshtron ata.
Ai shton se LDK-ja po ngritet së bashku me popullin e Kosovës.
“Asnjë propagande, dhe asnjë presion nuk na nënshtron. LDK po organizohet, po ngritet ne lartësitë e veta, se bashku me popullin e Kosovës. Për fitore!”, ka shkruar Gashi.
Ndërsa, sot sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar ngritje në sondazhe me 2.9 për qind.
Abrashi ka shkruar në Facebook se të dhënat nga anketimi dhe terreni tregojnë për ngritje të LDK’së.