Kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi ka bërë homazhe për dëshmorët e rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), para Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve.
Këto homazhe Gashi i ka bërë nën shoqërimin e kabinetit të tij e të pjesëtarëve të Shoqatave të Dala nga Lufta, raporton Ekonomia Online.
Pas homazheve, pritet të mbahet edhe një ceremoni për zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të Familjes Rama, gjatë Luftës së UÇK-së.
Këto aktivitete Komuna, po i organizon me rastin e 105 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.