Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS), Kujtim Gashi, ka bërë përurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.
Ministri Gashi ka thënë se fshati Zym tashmë po kthehet në qendër turistike, e që së shpejti pritet t’i bashkohet edhe shtatorja e Pjetër Bogdanit dhe ekspozita.
“Është kënaqësi e veçantë me marrë pjesë në këtë vend të veçantë të Kosovës, i cili po ashtu trajtohet me një ligj të veçantë. Ligji për fshatin Zym dhe interesimi ynë për këtë vend të veçantë të trashëgimisë kulturore është poashtu përkushtim i joni si ministri. Edhe më herët disa ministra janë marrë me këtë projekt, është projekt që ka qenë i stërzgjatur duke pasë parasysh rëndësinë dhe specifikat që ka pasë ky projekt, natyrisht që është dashtë një punë e madhe dhe përkushtim për ndryshim brenda projektit. Mbi të gjitha këtë objekt ia dedikoj një njeriut që ka punuar shumë për këtë projekt, Fikret Tekveshin”, ka thënë Gashi.
Ai tha se fshati Zym tashmë po kthehet në qendër turistike.
“Fshati Zym tashmë po kthehet në qendër turistike. Po besoj që jemi në rrugë të mirë me ngrit edhe shtatoren e Pjetër Bogdanit. Edhe për ekspozitën sepse do të jemi prapë këtu, është fazë tjetër besoj shumë shpejtë do ta kemi dhe do të jemi prapë bashkë”, tha Gashi, raporton EO.
Nikollë Dura, familjar i Katarina Josipit, tha se e ka mirëpritur këtë projekt edhe pse e ka quajtur si të vonuar.
“I falënderojë të gjithë, posaçërisht ministrin. I përshëndes edhe shumë ministra të tjerë, 5 janë ndërruar deri këtu, ju e keni tash nderin më të madhin. Ma ne fund na erdhi puna për tu falënderuar për të gjitha që keni bërë edhe pse pak me vonesë nuk më ka penguar mua pse jemi vonuar”
Shtëpia e Katarina Josipit është një monument i trashëgimisë kulturore në Zym të Prizrenit .Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.