Sot është shënuar përvjetori i Epopesë së Vrriinit.
Anëtari i PDK-së, Kujtim Gashi në shënimin e këtij përvjetori ka thënë se dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj.
“Sot shënojmë përvjetorin e Epopesë së lavdishme të Vrrinit”.
“Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tonë. Lavdi Dëshmorëve”, ka shkruar ai.