Mes diskutimeve të gjata për Projektligjin për Diasporën, Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka thënë se puna që ka mbetur për të do të kryhet mes dy leximeve edhe me ndihmën e deputetëve.
Ai tha se duhet t’i kthehet borgji diasporës për investimet dhe të hyrat që vijnë nga ta, shkruan EkonomiaOnline.
“Janë 700 mijë pjestarë të diapsorës, ata në çdo vit, kontributi i tyre është afër 700 milionë euro çdo vit prandaj edhe ky ligj duhet të reflektoj në kontributin e sotëm të diasporës, jo vetëm atë historik dhe duhet tia kthejmë këtë borgj diapsorës”.
Ndërkaq, ai u përgjigj edhe për disa çështje të tjera.
“Kosova nuk ka asnjë ndikim të heqjes apo mos heqjes së kartonit të gjelbër sepse nuk tatimohet makina që ai vozitë. Nëse ne vozitim një makinë me tabela të huaja, kur afrohet te kufiri duhet të paguhet ajo shumë. Nuk është ky problem i institucioneve të Kosovës. Sa i përket votimit, nuk është mundësia që përmes këtij ligji të rregullohet çështja e pjesëmarrjes, Por organizimi është jashtëzakonisht i dobët”.
“Me Shqipërinë kemi marrëveshje mes dy vendeve sa i përket arsimit plotësues. Jemi në procesin e certifikimit të arsimit plotësues. Problemi mbetet te financimi dhe nëse ju si deputetë na ndihmoni që të avancojmë arsimimin plotësues ne do kishim me qenë shumë mirënjohës”.
“Investime të diapsorës në Kosovë ka pasë. Ne si ministri kemi marrë disa vendime një prej tyre është krijimi zonës ekonomike të diasporës në Kosovë. Marrëveshja me MTI-në dhe pjesëtarëve të diapsorës do nënshkruhet nga fundi i muajit maj”.
Tutje Gashi ka kërkuar gjithashtu që të krijohet një kanal i veçantë në infrastrukturë ekzistuese për diasporën.
“Aspekti i performancës nuk ka qenë i kënaqshëm por juridikisht kemi qenë në probleme. Sa i përket televizionit nuk ka qenë kurrë kërkesë e veçantë. Jo të krijohet televizion i ri por një kanal i vecantë në infrastrukturën ekzistuese”.