Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka marr pjesë në turneun e “Mini Rugbyt” në fushën e futbollit “Vigani” në Matiqan.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se sot ka ardhur në këtë fushë për të parë nga afër se si të rinjtë e duan sportin e Ragbyt, i cili ka qenë sport i munguar në Kosovë dhe se pret që do të promovohet më shumë ky sport pasi që ministria është drejt rrugës për investim në Ragby, dhe së shpejti do të themelohet Federata e Ragbyt.
“Sot jam këtu bashkë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për të promovuar një prej sporteve i cili i ka munguar Kosovës, është fjala për sportin e Ragbyt. Ne gjatë takimit që kemi pasur me disa të rinj të Pejës, të cilët kanë filluar të merren me këtë sport, i kemi inkuraju dhe në të njejtën kohë kërkon që të themelojë së paku pesë klube në Republikën e Kosovës, në mënyrë që pastaj të krijohen kushtet për të themeluar Federatën e Ragbyt në Kosovë dhe tashmë gjashtë klube ekzistojnë në Kosovë të Ragbyt dhe së shpejti Ministria e Sportit, do licencoj edhe Federatën e Ragbyt për herë të parë në Kosovë. Është sport jashtëzakonisht atraktiv, i cili ka munguar në Kosovë dhe si ministër dhe ministria e sportit jemi të interesuar dhe të përkushtuar që në Kosovë të ketë sa më shumë lloje të sporteve dhe një nga ta do jetë edhe sporti i Ragbyt”, tha Gashi.
“Sot jam këtu për të parë se si të rinjtë tanë mund të mishërohen në këtë sport dhe njejtën kohë bashkë me ambasadorin do dakordohemi se kur do të fillojnë investimet për ndërtimin ndonjë fushë për këtë lloj sporti, sepse besoj fuqishëm që do të përqafohet nga shumë të rinj tanë dhe veçanërisht nga nxënësit shkollat fillore dhe të mesme jam i interesuar që ky sport të fuqizohet në Republikën e Kosovës në mënyrë, që sa më shumë të rinj dhe të reja të kemi pjesë të aktiviteteve sportive. Ky është qëllimi që bashkërisht ta promovojmë këtë sport në Republikën e Kosovës”, tha ai.
“Ne jemi pjesë e mbështetjes së këtij organizimi bashkë me klubin që e ka inicuar këtë aktivitet nga Peja dhe ambasada e Britanisë në Kosovë dhe së shpejti do ta licencojmë federatën, dhe përmes federatës të mbështesim klubet, ashtu siç jemi duke i mbështet edhe federatat tjera financiarisht do ta mbështesim edhe Federatën e Ragbyt në Kosovë do të jetë njëri prej sporteve shumë atraktive dhe i pëlqyer nga gjithë qytetarët”, shtoi Gashi.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se sporti më i përshtatshëm për Kosovën është Ragby dhe populli më i përshtatshëm për Ragby janë kosovarët.
LEXO Edhe: O’Connell nuk flet për vizitën e Thaçit në Ujman, por shton se nuk mungon trimëria në Kosovë
“Sot po festojmë themelimin e Federatës së Ragbyt në Kosovë është një ditë e Ragbyt me ndeshje për fëmijë, femra, meshkuj e organizuar nga klubi i 5të i Prishtinës me pjesëmarrjen e Balkan Lynx”, tha ai.
“Gjithmonë kam menduar se sporti më i përshtatshëm për Kosovën është Ragby dhe populli më i përshtatshëm për Ragby janë kosovarët dhe na vjen shumë mirë që kanë ardhur dhjetëra dhe qindra njerëz me shiku sportin.”
“Ka kosovarë shqiptarë prej Kosovës që luajnë në diasporë dhe vendet e tjera, dhe shpresojmë që do të mundemi ta popullarizojmë sportin e Ragbyt edhe në Kosovë”, tha ai.
“Futbolli është sport botëror dhe të gjithë kemi dëgjuar për Messin, por askush nuk ka degjuar për Dan Carter dhe nëse mund të zhvillojmë këtë sport deri në rrjedhën ku është në pjesët tjera të Evropës do të ishte shumë sukses. Për mua, për Ragbyn e rëndësishme është pjesëmarrja dhe nuk është si futbolli ku secili lojtar janë gati të njejtë”, tha O’Connel.
Ai tha se sporti i Ragbyt është mikpritës për të gjithë pa dallim, duke shtuar se ministria dhe KOK ka ndihmuar për fillesat e para të këtij sporti.
“Deri tash kemi pasur mbështetje maksimale prej ministrisë dhe Komunitetit Olimpik të Kosovës dhe këta janë hapat e parë për një sport të ri në Kosovë, dhe nuk është për ata që iu mungon trimëria, dhe nuk mungon trimëria në Kosovë, këtë e di shumë mirë”, tha O’Connel.
Shpetim Shujaku lojtar i Ragbyt dhe përfaqësues i BEARS RFC tha se kanë arritur të mbledhin shumë njerëz përkundër se ky sport është në fazën
“Sot është turniri i parë pas krijimit të federatës së Ragbyt në Kosovë. Është hera e parë që organizohet një gjë e tillë mendojmë që kemi arrit me mbledhë shumë njerëz edhe pse sporti i Ragbyt ende nuk është i hapur shumë në Kosovë dhe jemi mjaftë të lumtur me prezencën e medieve dhe të ministrit dhe të ambasadorit të Britanisë”, tha Shujaku.
“Ky sport ende është në faza fillestare të zhvillimit në Kosovë pasi që nuk ka shumë klube. Mirëpo besojmë që me kalimin e kohës, Ragby do të zhvillohet si sport i rëndësishëm në Kosovë, pasi që edhe në nivel botëror po arrin të ketë atraktivitet mjaft të madh dhe besojmë që e njëjta gjë do ndodhë edhe në Kosovë”, tha ai.