Avokat Tomë Gashi, i njohur për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, i cili është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Atë po e kërkon shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.
Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.
Statusi i plotë i tij:
Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.
Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.
A JEMI GATI PER PROTESTA!
DUAM ZGJEDHJE!