10 vjet nga vrasja e aktivistëve të VV-së, policët rumunë të lirë

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 15:51 | Nga

As pas 10 vjetëve drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore nuk bënë asgjë në dënimin e policëve rumunë, të cilët ia morën jetën dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, si dhe plagosjes së Zenel Zenelit.

Kështu është shprehur avokati Tomë Gashi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Avokati Gashi, thotë se policët rumunë të UNMIK-ut, të cilët kryen krimin asnjëherë nuk janë akuzuar për këtë krim, por janë lënë të lirë për të ikur në Rumani.

Postimi i plotë:

KALLËZIMI PENAL KUNDËR POLICËVE VRASËS

Nesër bëhen 10 vjet nga vrasja e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mon Balaj, Arben Xheladini, dhe plagosjes së rëndë të Zenel Zenel dhe shumë aktivistëve të VV-së dhe qytetarëve të tjerë. Drejtësia Ndërkombëtare por as ajo vendore nuk bëri asgjë as për 10 vite. Policët vrasës të OKB-së, vranë djem të ri në Qendër të Prishtinës në protestën paqësore të 10 shkurtit 2007, të cilën protestë policia e UNMIK-ut e shndërroj në një protestë të dhunshme. Deri me sot edhe pse vrasësit u identifikuan, se ata ishin policët rumunë të UNMIK-ut,asnjë prej tyre nuk është akuzuar për vrasjet e qëllimshme, edhe pse kallëzimi penal është dërguar në të gjitha institucionet kompetente. Policët rumunë në vend që të akuzoheshin dhe të dënoheshin nga drejtësia ndërkombëtare apo vendore, ata u lejuan që të ikin nga Kosova dhe në Rumani ata u dekuruan për “misionin e suksesshëm” të tyre. Është e tepër e dhimbshme që Institucionet e Republikës së Kosovës, as pas shpalljes së pavarësisë para 9 viteve nuk kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë për vrasjet e kryera në qendër të Prishtinës me 10 shkurt 2007.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme