Gashi, i biri i refugjatëve nga Kosova: Gjërat që nuk i keni ditur për reperin

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

The New York Times i ka kushtuar një artikull shumë të detajuar reperit me prejardhje shqiptare.

Para disa vjetëve, reperi i ri ishte një pastrues. Ndërsa tani ai ka miliona dëgjimenë SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records”. Kështu fillon shkrimin për Gashin prestigjiozja ‘The New York Times’.

29 vjeçari, emri i të cilit është Labinot dhe mbiemri Gashi, është lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn të New York-ut kur ai ishte 11 vjeçar.

Gashi tani jeton mes dy vendeve, hapësirës së madhe të apartamentit në Beverly Hills, Kaliforni dhe shtëpisë së re në Brooklyn, të cilën e ka blerë për prindërit e tij në vitin 2017.

Gashi është një reper i cili po ndjek famën dhe një artist i cili ka bashkëpunuar me DJ Snake, French Montana dhe emra të tjerë të mëdhenj në industrinë e muzikë botërore.

“Është shumë e rrallë që një fëmijë si unë – një refugjat – të mund të thotë gjërat si, ‘jetoj në L.A’, ‘i kam blerë prindërve një shtëpi më të madhe’, ‘i kam blerë babait një veturë’”, ka thënë ai. “Nuk më duket e besueshme. Kam frikë të shtypë veten se mos më ik ky moment”.

Si një djalë i ri në Mynih, Gashi ka fituar para për familjen e tij duke performuar lëvizje të Michael Jackson në rrugë. Dhe që nga ajo kohë ai nuk është ndalur. Në vitin 2016 një video e tij duke vallëzuar me këngën e tij të parë, ‘Disrespectful’, xhiruar nga nëna e tij, është bërë virale në internet, duke i sjellë miliona dëgjime në SoundCloud dhe një kontratë me Roc Nation.

Gjatë takimit me RCA Records pak kohë më pas, ai ka mahnitur dhomën e konferencave plot me ekzekutivë, me një performancë mbresëlënëse. Ata kanë nënshkruar me të menjëherë në atë moment me artistin.

Ndër projektet e tij më të fundit është edhe ‘My year’ me G-Eazy, të cilin edhe e performuan në shoun e Jimmy Fallon, ndërsa në radhë është albumi me RCA, për këngët e të cilit Gashi ka thënë se po punon duke u ndier si një reper i cili ka mbetur në një makinë të kohës dhe o detyrohet të bëjë muzikë të viteve të ’80-ta. “Po ndihem si ‘Phil Colins i muzikës ‘trap’”./The New York Times

Të ngjashme