Gazetari dhe analisti politik, Astrit Gashi, i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili tha se në pesë mujorin e parë të këtij viti vetëm 15 milionë euro janë të hyra më shumë nga rritja e çmimit të naftës.
Në një shkrim në Facebook, Gashi ka thënë se këto para nuk janë mbledh nga fitimi i naftëtarëve, por nga qytetarët që kanë blerë naftë.
“Pra ne ja kemi pagu qeverise 15 milion me shume, qe ata nder tjerash me i shpenzu edhe ne meditje per udhetimet zyrtare. Qeveria po pasurohet, naftaret po pasurohen, qytetaret po varferohen!E majta po behet e sh’majt”, ka shkruar Gashi.