Gashi i shkruan Prokurorisë, kërkon aktvendimin e fundit dhe të gjitha shkresat për rastin Dehari

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i është drejtuar përmes një letre ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiut duke kërkuar nga i njejti që t’i përcjellë aktvendim lidhur me zhvillimin e hetimeve për rastin e Astrit Deharit.

Gashi në letrën drejtuar kryeprokurorit Shefkiu ka kërkuar që të ju përcjellë aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të rastit të Astrit Deharit, e atyre që e kanë përcjellë këtë rast tash e tre vite.

Llogari ai ka kërkuar edhe për ata persona që sipas tij kanë ndihmuar në fshehjen e krimit duke punuar si një grup.

Gashi ka shkruar se Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka qenë bashkëpunuese në zbardhjen e rastit Dehari, derisa shkruhet se familja beson se shumë prova materiale nuk ju janë dhënë fare.

“Kërkojmë nga ju që të na jepni të gjitha shkresat e lëndës, duke përfshirë edhe shkresat e lëndës të dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër, në gjuhën në të cilën janë përkthyer për tu dërguar në Zvicër. Ju lus që të gjitha materialet-provat që janë me ngjyra të na i dërgoni poashtu të tilla me ngjyra e jo të kopjuara në bardhë e zi”, shkruhet në këtë kërkesë.

Javën e kaluar kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka marrë vendim që hetimet për rastin Dehari të zhvendosën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme