Gashi: Kemi Asociacion, sanksione e persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e rrejshme të Kurtit

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 15:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputete e VV-së janë munduar që të ndërpresin fjalimin e shefit i GP të LDK-së, Arben Gashi, duke grushtuar tavolinat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se ideja e Kurtit në fillim ishte se s’duhet dialog me Serbinë pa kërkuar falje dhe pa kthim të të pagjeturve, megjithatë sipas tij, Kurti ka degjeneruar në pikën ku thotë e për normalizim të Kosovës duhet të flasim me Serbinë.

Gashi shtoi se Kurti kur po provon ta mbrojë veten, madje për kauzat e tij edhe kanë vdekur njerëz.

“Ideja e Kurtit ka qenë që s’duhet dialog me Serbinë pa kërkuar falje, kthimit të të zhdukurve. Sot kryeministri ka degjeneruar deri në atë pikë ku thotë se duhet normalizim, por duhet të flasim me Serbinë për normalizimin e Kosovës”

“Pra ideja për normalizimi është krijimi i Asociacionit me kompetenca të autonomisë dhe në fund thotë se nuk e kam pranuar unë sepse s’e ka nënshkrua Serbia. Për me i ikë kësaj fillon flet për ngjarje. Ngjarja e 2013, 2015, Ohri në pranverë, por s’flet për fakte. Dhe faktet janë, se kur duhet me e mbrojtur veten për Ohër e Bruksel, thotë se e bëra atë marrëveshje mbi partneritetin me ndërkombëtar, mbi letrën e Mogherinit dhe mbi vendimin për të shkuar Asociacioni në Kushtetuese. I pranon këto fakte, ndërsa persona që i kanë krijuar këto fakte i quan tradhtarë. Personi tradhtar, ndërsa pasojat pozitive. Ky denigron njerëz dhe ka shkakut pasoja. Pasoja është që edhe kemi Asociacion, edhe sanksione, edhe kemi persona të vdekur që kanë besuar në kauzat e tij të rrejshme. Kjo është pasoja që ky e prodhon me politikën e tij”.

Të ngjashme