Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se komunat kanë pasur vështirësi në financimin e teatrove. Ai tha se tani me ligjin e ri kërkon që komunat të kenë financim të vazhdueshëm në mënyrë që japin mbështetje për teatrot, raporton Ekonomia Online.
“Me ligj janë të përcaktuara dhe me kompetencë të komunave, por duke marrë parasysh vështirësitë financiare ne do i mundësojmë komunave të kenë financim të vazhdueshëm për teatrot”, tha Gashi.