Gashi kërkon përkrahje nga deputetët për Projektligjin për Kinematografinë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi përkrahje nga deputetët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, por nuk pati kuorum për votim.

“Në këtë mënyrë, MKRS-ja përmes këtij projektligji ka bërë harmonizimin dhe dispozitat përkatëse. Ne paraqesim para jush projektligjin për kinematografinë e Kosovë”.

Teuta Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së tha se i japin mbështetje projektligjit dhe do të kontribuojnë mes leximit të parë dhe dytë, raporton Ekonomia Online.

Avdyl Salihu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se do ta përkrahin projektligjin në fjalë.

“Ne kemi shqyrtuar këtë projektligj dhe kemi vendosë ta miratojmë në parim këtë projektligj dhe ta japim kontributin tonë”.

Driton Çaushi paraqiti si shqetësim uljen e gjobave për disa shkelje.

“Te ligji ka ulje të gjobave dhe ky është ngritë si shqetësim”.

 

Të ngjashme