Gashi: Kjo është tragjedia jonë kombëtare

Prishtinë | 03 Dhj 2025 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi e sheh me shqetësim reagimin e ashpër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sa i përket moscertifikimit të Listës Serbe për Zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gashi tha se pas 26 vjetësh, shteti që bombardoi Serbinë për të siguruar lirnë e popullit të Kosovës, tani në raportet e tyre më të menaxhueshme e konsiderojnë Millorad Dodikun e Aleksandër Vuçiqin sesa Albin Kurtin.

“Kur Aleatët Fillojnë të Dyshojnë. Është për shqetësim të thellë që SHBA-ja, vendi që bombardoi Serbinë për të siguruar lirinë e këtij populli dhe për të ndaluar gjenocidin e shpërnguljet masive, sot, pas 26 vitesh e sheh Kosovën në një pikë ku, në raportet e dorëzuara në Shtëpinë e Bardhë, më të menaxhueshëm konsiderohen Dodiku e Vuçiçi sesa Albin Kurti. Kjo është tragjedia jonë kombëtare. Kjo duhet të ndryshoj sa nuk bëhët vonë!”, ka shkruar Gashi.

Ambasada amerikane sot shkroi se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”.

Këtë deklaratë nuk ka dashur ta komentoj kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe njëherit kryetari i LVV-së.

Të ngjashme